Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

2016-ta pritet të mbyllet me temperatura të larta në kampionatin shqiptar

2016 e futbollit shqiptar pritet të mbyllet në mënyrën më madhështore. Në javën e fundit të këtij viti do të luhen dy superduele në aksin Korcë-Shkodër, sfida e titullit Skënderbeu-Partizani dhe klasikja e futbollit Shqiptar Vllaznia-Tirana.

Të enjten e 22 dhjetorit, temperaturat do të ngrihen në maksimum nga këto dy takime, të cilat do të ulin dhe siparin e 2016, një vit i jashtëzakonshëm për topkëmbën kuqezi.

Në Korcë jo vetëm viti kalendarik por edhe faza e dytë sjellë në skenë një nga duelet më të rëndësishme të këtij sezoni, ku përballë janë kampionia me nënkampionen e vendit. Skënderbeu dhe Partizani sot ndajnë vendin e dytë dhe të tretë për efekt golavarazhi, duke qënë në ndjekje të Kukësit kryesues.

Pavarësisht se në orarin e ndeshjes do të luhet në kushte të vështira atmosferike, acarin e Korcës pritet ta sfidojë nxehtësia e këtij dueli që ka dhuruar gjithmonë emocione dhe spektakël. Jo më pak e rëndësishme është edhe sfida e Loro Boricit, ku në skenë do të jetë derbi i Shqipërisë, klasikja Vllaznia-Tirana.

Sigurisht që ekipet nuk janë aty ku dy tifozeritë presin, por ndryshe nga edicionet e shkuara sot janë pranë njëra tjetrës dhe me objektivin për të kapur Europën. Adrenalina rritet edhe më shumë kur shikon që në krye të skuadrave janë dy trajnerë produkt i shkollave përkatëse, duke kthyer në një farë mënyre dhe identitetin e munguar.

Edhe në Shkodër i ftohti do të sfidohet nga ethet e këtij dueli, që edhe në momentet më të vështira ka ditur të dhurojë emocione të jashtëzakonshme. Në kryeqendrën e veriut prisnin Tiranën për të përuruar stadiumin, por bardheblutë do të zbresin të enjten në prag të festave të fundvitit. 90 minutëshi i fundit i kampionatit pritet t’i shtojë akoma më shumë ngjyra ambientit festiv, me urimin që 2016 të përmirësohet akoma më shumë në vitet pasardhëse./supersport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *