Friday , February 23 2018

24 vjeçari pranon gjakftohtë krimin: E vrava me thikë dhe makinën e tij e shita për 27 mijë lekë (Foto)

Para uniformave blu në Komisariatin e Kavajës, pas arrestimit, 24-vjeçari, vrasësi i taksistit 65-vjeçar në Kavajë, ka pranuar se e ka vrarë për ta grabitur dhe makinën e viktimës e ka shitur tek një varrezë makinash për 27 mijë lekë.

Musa Saraçi është zbuluar nga kamerat e sigurisë tek ka hipur në makinën e taksistit Idriz Karriqi, të cilin e ka vrarë më pas. Ai ndodhet në krahun e djathtë të shoferit në këtë foto, pak pasi ka hipur në makinë.

Sipas Policisë, historia ka nisur rreth orës 9.00 të datës 14.12.2016, kur taksisti Idriz Hysen Kariqi, lindur më 10.04.1951, në vendin e quajtur sheshi para Spitalit Kavajë është prenotuar si taksi nga një person i paidentifikuar dhe pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit.

Ndërsa më datë 15.12. 2016 ora 22.00 në fshatin Greth ai është gjetur në anë të rrugës në disa shkurre i vrarë me thikë.

Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje i cili është shtetasi Musa Saraçi 24 vjeç me banim në Gosë, Rrogozhinë. Po ashtu është gjendur dhe mjeti i viktimës, BENZ 250, targa KJ 6844 A, portabagazh i bardhë.

auto_musa_saraqi-_idriz_karriqi1481880818

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: