Thursday , February 22 2018

Aksident në hyrje të qytetit; makina përplas 50-vjeçaren

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në hyrje të qytetit të Durrësit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një 50-vjeçare.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, kanë qenë kalimtarët që e kanë ndihmuar gruan duke e dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: