Friday , February 23 2018

Aberto Cutillo: “Call Center”-at nuk do mbyllen

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Aberto Cutillo është shprehur se nuk ka rrrezik për mbylljen e “call center” në Shqipëri, por thjesht ligji shtrëngon rregullat.

“Nuk ka asnjë rrezik për “call center”-at. Nuk do të ketë mbyllje të tyre, pra 25 mijë vendet e punës nuk janë të rrezikuara. Ligji i ri thjesht shtrëngon rregullat e aktivitetit”, ka thënë Cutillo.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë shtrëngim në ligj edhe për aktivitetin e fasonerisë në vendin tonë, diplomati italian është shprehur: “Sa i përket fasonerisë nuk jam në dijeni nëse do të ketë ligje të ngjashme si ai për “call center””.

Këto deklarata ambasadori i bëri gjatë një prezantimi në Shkodër të projektit “Rikualifikimi i ish-konsullatës së Italisë në Shkodër”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: