Monday , February 19 2018

Aksident masiv në autostradën, përplasen disa makina

Dy aksidente kanë ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës ku fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. Në një aksident janë përfshirë 5 makina dhe ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë –Durrës. Përplasja e mjeteve ka ndodhur në kilometrin e 7-të.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete dhe në aksidentin tjetër 5 të tilla. Policia bën të ditur se shkak i aksidenteve ka qenë mosmbajtja e distancës së sigurisë midis mjeteve.

Ndërkaq, agjentët verifikues të qarkullimit rrugor po hetojnë të dy ngjarjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: