Wednesday , May 23 2018

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Gramsh. Plagoset një 16-vjeçar.

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident ditën e sotme në aksin rrugor Gramsh-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit.
Sipas policisë lokale bëjnë me dije se shtetasi R.S, 41 vjeç banues në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 317 SA, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targë GR 1689 B, me drejtues shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në fshatin Çekin Gramsh. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. P.16 vjeç, pasagjer në mjetin “Opel” i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu për kontroll mjekësor ka shkuar dhe drejtuesi i mjetit “Opel”. Drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *