Wednesday , December 13 2017

I akuzuari shpërthen dy granata në sallën e gjyqit, plagosen gjyqtarë e roja

Një i akuzuar ka shpërthyer dy granata dore në një sallë gjyqi në Ukrainën lindore, duke vrarë veten dhe duke plagosur të paktën shtatë persona të tjerë, raporton “BBC”.

Shpërthimet ndodhën gjatë një seance gjyqësore në rajonin e Dnipropetrovsk. Tre të pandehurit ishin midis të lënduarve.

Ata akuzohen për shpërthimin e një makine dhe vrasjen e dy pasagjerëve në shkurt të vitit 2016 – një prej të cilëve ishte djali i të akuzuarit që sulmoi me granata.

Katër punonjës të gjykatave dhe rojat  pësuan lëndime. Një raport sugjeron se numri i përgjithshëm i të lënduarve është 10, dhe se dy prej tyre janë duke u operuar në spital./SYRI.net/ 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: