Monday , January 22 2018

ALUIZNI, 1440 emrat që kanë gati certifikatën e pronësisë. Shikoni për emrin tuaj

ALUIZNI ka publikuar dje emrat e 150 familjeve që u është miratuar kalimi i pronësisë me vendim qeverie.

Gazeta boton sot emrat e përfituesve në 5 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Bashkangjitur kësaj liste janë edhe emrat e 1290 familjeve në kryeqytet që duhet të paraqiten pranë Agjencisë së Legalizimeve për të tërhequr faturën e tarifës së shërbimit. Pasi të kenë likuiduar këtë detyrim që arkëtohet nga Hipoteka, do të bëhet edhe pajisja me tapi.

“Subjektet më poshtë duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNIt Tirana Veri, me adresë rruga “Skënder Kosturi”, Tiranë, për të marrë njoftimin për të kryer pagesën e shërbimit për aplikim në llogarinë bankare të ZVRPP-së”, thuhet në njoftim. Procedurat e reja janë sanksionuar në udhëzimin e miratuar një vit më parë, në të cilin përcaktohet po ashtu që kërkesa për regjistrimin e objektit dhe pronës të mos bëhet nga përfituesi i lejes, por nga ALUIZNI.

Ky aplikim kryhet elektronikisht përmes një formulari me të dhënat bazë të familjes, si dhe dokumentacionin përkatës. Nga të dhënat e bëra publike, rreth 28 mijë leje legalizimi ende rezultojnë të paregjistruara nga Hipoteka. Pra, familjet kanë marrë lejen, por nuk e kanë regjistruar ende pronën në emrin e tyre. Por duket se edhe kjo amulli e krijuar do të marrë fund.

Projekti për bashkimin “nën një çati” të tri institucioneve kyçe, siç janë ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP, është vetëm fillimi i një reforme rrënjësore të paralajmëruar më herët edhe nga Kryeministri Rama. Projekti i ri synon pajisjen e qytetarëve me certifikatë pronësie në harkun e pak minutave. Kështu, qytetarët nuk do të enden më dyerve apo të vihen në radhë pritjeje, pasi falë një sistemi të ri që pritet të ngrihet, tapitë do të gjenerohen automatikisht.

Per te lexuar listen e plote klikoni ketu

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: