Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Arrestohet shqiptari që kishte 500 makina

Një shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali.

Policia e Milanos ka bërë të ditur se ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të specializuar në vjedhje banesash.

Pas një sinjali të marrë nga kontrolli i automjetit rezultoi se njëri nga të shqiptarët ishte posedues i 500 makinave të cilat ishin përdorur në grabitje të shuma në Milano dhe në provincën e Pavias.

Mes policisë dhe të 3 arrestuarve ka pasur përleshje pasi ata kanë bërë rezistencë duke tentuar të largohen.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe ora të vjedhura. Policia italiane arrestoi tre shqiptarët dhe një i katërt është shpallur në kërkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *