Thursday , February 22 2018
A young Syrian boy cries as he sits on the rubble after a missile fired by Syrian government forces hit a residential area in the Maghayir district in the old quarter of the northern Syrian city of Aleppo on July 21, 2015. According to the Syrian Observatory of Human Rights more than 35 homes were destroyed in the attack killing at least 18 civilians, adding that the death toll was likely to rise. AFP PHOTO / KARAM AL-MASRI

Assad fiton Alepo-n. Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq apel për mbrojtjen e civileve

Pas thuajse 4 vjet luftimesh, ushtria qeveritare e Assad e ndihmuar edhe nga forcat ruse ka marrë nën kontroll Alepon. 24 orët e fundit ka patur një betejë të ashpër mes forcave qeveritare dhe rebelëve që janë tërhequr nga pozicionet.

Teksa forcat e Assad pritet të shpallin fitoren, Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq kanë bërë apel për mbrojtjen e civileve atje.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit te Kuq tha se njerëzit “nuk kane më asnjë vend të sigurt”. Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki-moon, shprehu alarmin mbi “raportet për mizori ndaj një numri të madh të civileve”.

Mediat raportojnë për mbi 70 civile të vrare dhe mijëra njerëz të bllokuar në një territor të vogël që kontrollohet nga rebelet në lindje te Alepos. Ndërsa apartamentet e braktisura janë të mbipopulluara dhe fare të pasigurta nga bombardimet.

Më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi në Beograd se bisedimet me SHBA-në Siri janë në një rrugë pa krye, ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby e ka quajtur te papranueshëm faktin që Rusia ka kërkuar shtyrje te armëpushimit.

Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: