Thursday , February 22 2018

Autostrada që kërcënon pyllin dhe gorillat e Nigerisë

Një autostradë pa pagesë me gjashtë korsi, e cila do të kalojë midis pyllit nigerian kërcënon 180 komunitete indigjene dhe çon drejt rrezikut të zhdukjes së një ndër kafshëve më të rralla gorillat. Pikërisht ndërtimi i rrugës do të përfshijë dhe shtetin Cross River në juglindje të këtij vendi.
Kjo do të jetë një rrugë e gjatë prej rreth 260km dhe me të vërtetë që ka filluar një betejë ndaj saj. Sipas grupeve mjedisore, ky ndërtimi do të detyrojë këto komunitete indigjene që të ikin nga vendi i origjinës dhe kjo nuk është e gjitha. Autostrada do të kalojë në një park kombëtar ku në afërsi të disa rezervateve pyjore jetojnë disa nga speciet më të rrezikuara të Nigerisë. Megjithatë projekti përcakton se do të mbrojë habitatet mjedisore dhe kulturore dhe mendon se do të jetë më shumë efektiv për ata individ që besojnë se rajoni do të përfitojë nga përmirësimi i infrastukturës.

 

Kjo autostradë do ta ketë shtrirjen e saj nga veriu në jug të Nigerisë, në brigjet e Oqeanit Atlantik. Presidenti nigerian Mahammadu Buhari ka dhënë dritën e gjelbër për këtë projekt që një vit më parë, duke e vlerësuar atë si një moment historik të rëndësishëm që do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendit.
Këtu nuk dihet fakti që grupet mjedisore dhe shumë komunitete lokale tashmë janë mobilizuar kundër kësaj autostrade, sepse mendohet se ajo do të kishte një efekt shkatërrues në habitatin e pyjeve, në zhdukjen e gorillave dhe në largimin e popujve indigjenë.
Frika më e madhe është pikërisht për zhdukjen e një nga llojeve më të rrezikuara të gorillave, sepse zona e tyre nëse ndërtohet autostrada do të preket tërësisht.
Duke u përpjekur për të bindur autoritetet nigeriane që të ndalojnë projektin dhe të largohen nga zonat e mbrojtura shoqata për ruajtjen e mjedisit, ka nisur një fushatë ndërkombëtare që brenda pak ditësh ka mbledhur shkrime të shumta, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: