Wednesday , December 13 2017

Bashkia e Elbasanit merr pjesë në takimin e 18-të të Komiteteve Lokale për Siguri Publike në Prishtinë/ Foto

Komitetet Lokale për Siguri Publike, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë mbajtur takimin e tetëmbëdhjetë të këshillit ekzekutiv.

Anëtarët e 47 Komitetet Lokale për Siguri Publike diskutuan për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i adresuar ato.

Bashkia e Elbasanit ka marrë pjesë në takimin e 18-të të Komitetet Lokale për Siguri Publike në Kosovë për të shkëmbyer eksperienca, kjo edhe në kuadër të zhvillimeve të përbashkëta rajonale.
Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Klevis Xhoxhi bëri një prezantim të Këshillit Vendor për Siguri Publike i cili është një organ këshillimor i krijuar nga Bashkia Elbasan dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Ky mekanizëm shërben si për identifikimin e problematikave lidhur me sigurinë e shoqërisë, ashtu edhe për adresimin e tyre në institucionet përgjegjëse, të cilët nga ana e tyre marin masat e tyre parandaluese. Elementi kyç dhe shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë Elbasan dhe institucioneve që anëtarët e këtij këshilli përfaqësojnë, duke marrë pjesë jo vetëm në punimet e KVS, por edhe sigurisht duke zbatuar vendimet unanime rekomanduese të dala prej tij.
Në fjalën e tij Z. Xhoxhi theksoi marrëdhënien mjaft e mire që egziston mes komunitetet fetare në Elbasan, të cilët janë pjesë e çdo takimi të Këshillit për Siguri Vendore, me mendime e sugjerime të vyera për situatat mbi të cilat është diskutuar.
Z. Xhoxhi gjithashtu mori eksperiencën jo vetëm të Kosovës në këtë drejtim, por edhe të vendeve të tjera të rajonit si një mundësi e mirë për t’i aplikuara ato, ku ekziston mundësia, edhe në Elbasan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: