Friday , February 23 2018

Bima që lufton stresin

Dikur bizelja konsiderohej si ushqim për të varfërit, kurse tani ka pushtuar restorantet në mbarë botën. Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve.

Në vetëm 100 gramë bizele gjenden dhjetë herë më shumë protein sesa në salçiçet me patate të skuqura apo një copë tortë me krem. Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse përmban materie të lehta dhe ngadalë kalon në aparatin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta ka edhe një tjetër përparësi, ul vlerën e lartë të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magnezit. E zier vetëm, bizelja bëhet në të vërtetë ushqim antistresues, pohon eksperti vienez i shëndetësisë, professor Hademar Bankhofer. Gjithahtu, bizelja është ideale për fëmijët sepse u jep energji e cila i ndihmon ata me detyrat pas mbarimit të shkollës.

Përveçse stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët, indin lidhës, si dhe shikimin dhe përqëndrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: