Thursday , February 22 2018

Cërrik, gati projekti për sistemimin e fasadave të pallateve

Prej disa ditësh Cërriku është shndërruar në një kantier të mirëfilltë ndërtimi. Pas prishjes së asfaltit në rrugën hyrëse të qytetit, tashmë firma përkatëse po kryen prishjen e shtesave pranë pallateve që shërbenin kryesisht për biznese.

Mësohet se bashkia e qytetit, përpos rehabilitimit të kësaj rruge, ka në plan edhe rregullimin e fasadave të pallateve. Institucioni vendor ka bërë publik projektin dhe sipas asaj që shihet në të, fasadat e këtyre pallateve dy katësh, do të marrin një pamje tërësisht moderne duke u konceptuar sikurse të ishin objektetë reja.

Për të realizuar këtë plan, bashkia i bën apel qytetarëve që të mirëkuptojnë këto ndërhyrje dhe të kontribuojnë në largimin e objekteve apo shtesave që parashikohet të prishen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: