Monday , February 19 2018

Çfarë bënë njerëzit në sallë kur atentatori vrau ambasadorin rus? (FOTO Video)

Të gjitha mediat botërore e raportuan vrasjen e ambasadorit rus në Turqi Andrei Karlov. Por fotografi i Associated Press, ka treguar për vrasjen e djeshme detaje të habitshme.

Në këtë konferencë Burhan Ozbilici shkoi për të bërë një punë rutinë të tij, por ngjarja e zakonshme u kthye në tmerr në momentin kur u vra ambasadori rus.

“Ishte një vrasje e llogaritur me gjakftohtësi. Të gjithëve ne në sallë na tmerroi, ndërsa ai ishte i qetë. Unë u mbështeta pas një muri dhe nga atje kam bërë të gjithë punën time.”

Kjo është historia se si u vra Karlov në sytë e këtij fotografi:
Shkova në këtë konferencë sepse e kisha rrugës për shtëpi dhe në momentin që filloi të fliste ambasadori rus fillova ta fotografoja vetëm për ta pasur si një dokument, teksa shpjegohet historia e marrëdhënies mes Rusisë dhe Turqisë.

Ai po fliste me zë të ulët dhe shprehte dashuri për vendin e tij. Pastaj erdhën të shtënat, në audiencë u përhap panik, ndërsa trupi i ambasadorit më qëndronte vetëm pak metra larg. Publiku ishte i tmerruar. Një fëmijë po përpiqej të ruhej nga ndonjë plumb.

Nuk pashë asnjë pikë gjak, ambasadori mund të jetë qëlluar në shpinë. Mu desh disa sekonda të përqendrohesha e të kuptoja çfarë ka ndodhur. Një burrë qëndronte i vdekur nën këmbët e mia.
Njerëzit qanin, të gjithë ishin të tronditur.

Ai rrotullohej rreth trupit të ambasadorit dhe thyente pikturat në mur. Kisha frikë se më qëllonte, por pastaj mendova, le të më qëllojë, le të më vrasë, unë jam gazetar dhe duhet të bëj punën time.

Pas pak vura re se vrasësi filloi të shqetësohej, por çuditërisht ishte në kontroll të vetes, ai bërtiste që të gjithë të qëndronim mbrapa. Rojet e sigurisë na urdhëruan të lirojmë sallën dhe më pas u larguam.”/JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: