Wednesday , May 23 2018

‘Çmendet’ 38-vjeçari në Elbasan, rrëmben armën dhe tenton të vrasë ish-gruan

Forcat e Komisariatit të Policisë të Rrethit të Elbasanit me t’u sinjalizuar se një person i armatosur mund të kryente një krim kanë organizuar në kohë rekord shërbimet dhe kanë kontrolluar personin që dyshohej se qarkullonte i armatosur.

Në orën 16:30 policia ka arrestuar shtetasin Romeo Sejdini 38 vjeç nga fshati Gjergjan. Gjatë kontrollit Sejdinit i është gjetur një pistoletë TT me fishek në gojë. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se 38-vjeçari kishte planifikuar ta përdorte armën e zjarrit ndaj ish-bashkëshortes së tij Sonila Muça me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Prej kohësh ai i kishte kërkuar ribashkim duke e kërcënuar por ishte refuzuar prej saj. Kjo situatë nuk ishte pranuar nga 38-vjeçari i cili pasi i kishte bërë presion te vazhdueshem nuk kishte marrë përgjigje pozitive për tu ribashkuar pas divorcit. Kështu që kishte marrë armën për ta vrarë. Policia bëri me dije se arma ka rezultuar pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *