Thursday , February 22 2018

Dëgjimi në rrezik nga përdorimi i aspirinës:

A e dini se abuzimi me aspirinën mund të vendos në rrezik dëgjimin tuaj?
Ja çfarë tregon studimi më i fundit:
Duhet të tregoni kujdes të madh në përdorimin e barnave të caktuara, të cilat mund të përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tuaj dhe në këtë rast për dëgjimin.
Pikërisht përdorimi i tepruar i aspirinës si një anti-inflamatorë dhe analgjezik i rëndësishëm mund të dëmtojë dëgjimin tuaj. Në momentin që ju dëgjoni për efektin anësor të barnave që do të përdorni është e mira që të mësoni dhe të kërkoni më shumë rreth këtij fakti.

Kështu një hulumtim i kryer në spitalin e grave në Boston dhe i publikuar tashmë në një nga revistat më të njohura në vend, shpjegon arsyet e kësaj situate.

Përdorimi i zgjatur i barnave si paracetamoli ose aspirina për dhimbje të ndryshme me bazë qetësimin e tyre, mund të çojë në uljen e dëgjimit, sidomos tek gratë dhe në qoftë se këto barna janë marrë për një kohë të gjatë.

Kërkuesit studiuan të dhënat e mbi 54.000 grave të moshës mes 48 dhe 73 vjeç, ku 5.5% e rasteve që ishin identifikuar me humbje të dëgjimit, i atribuoheshin faktit se kishin përdorur për një kohë të gjatë këto barna të caktuara ndaj dhimbjeve dhe inflamacionit.

Më parë, në vitin 2010, studiuesit në Boston ishin marrë me këtë temë dhe kjo nuk ishte hera e parë që rreziku i rënies së dëgjimit është i lidhur me qetësues të caktuar.

Pra, kjo do të jetë një lidhje e rrezikshme midis përdorimit të qetësuesve të tillë si aspirina dhe humbjes së dëgjimit, e cila në disa raste mund të jetë humbje e plotë e tij.
Me anë të këtij artikulli jepet një arsye më shumë që njerëzit të jenë më të kujdesshëm me mënyrën se si do të zgjedhin të kurojnë dhimbjet e tyre, por edhe me mënyrën se sa shpesh duhet të përdorin qetësues si aspirina.
Kur është e mundur që të shmangen efekte serioze të tilla si humbja e dëgjimit rekomandohet që këshilla të tilla të ndiqen dhe të lexohen me vëmendje, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: