Saturday , April 21 2018

Dekonspiruan operacionet në Elbasan, Prokuroria nis hetimet pas kallëzimit të Xhafajt

Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kallëzimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Kallëzimi i Xhafës për dekonspirim operacionesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Elbasanit. Kallëzimi i Xhafës u bë edhe ndaj gjyqtarëve e oficerë të SHÇBA-s. Sipas kallëzimit te ministrit Xhafaj këto dekonspirime kane ndikuar dhe në mos arrestimin e ish-drejtuesve të policisë të përfshirë në kultivimin e drogës.

Ne kallezimin e siguruar nga Report Tv, ministri Xhafaj kërkon hetimin e të gjithë atyre që kanë patur dijeni për urdher arrestin ndaj Jaerd Çeles. Xhafa kërkon dhe hetim për zyrtarë të prokurorisë që kanë publikuar të dhëna hetimi. Sipas kallëzimit të Xhafës Prokuroria Elbasan ka nxjerrë ne media akte sekrete të komunikimit mes drejtorisë së policise së shtetit dhe prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: