Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Deputeti i Elbasanit i bën 5 pyetje Lulëzim Bashës.

Deputeti i Parstisë Socilaiste për Elbasanin, mbrëmë ka publikuar një status në faqen e tij të facebook-ut, ku përveç të tjerave i ka drejtuar edhe 5 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike, z Lulëzim Basha.

Sivllau i Lulzim Bashës dhe këshilltari i Sali Berishës, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ka përfituar 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH­-së nga Tatimet në Shqipëri.

Por Luli ende nuk po flet dhe as “babai” i tij dixhital.

Ky lajm është bërë publik, pothuajse në të njëjtën ditë kur Lulzim Basha protestonte në Durrës. Luli po vazhdon të bëjë si i shqetesuar për lirimin nga burgu të Lulzimit (Berisha), pa thënë ende asnjë fjalë për gjyqtarët dhe gjykatat që e liruan. Luli ende po fshihet pas Berishës (Lulzmit) dhe dyshimet janë se gjithë këtë e bën për të mbuluar sadopak sivllaun Damir.

Meqenëse Lulzimi (Basha), kujton se kjo cështje do të kalojë në heshtje, me shpresë se Prokuroria edhe mund ta mbyllë, po i bëjmë sot publikisht 5 pyetje:

1. Lulzim Basha, ku e ke njohur ti Damir Fazlliçin dhe pse e solle në Shqipëri?
2. Lulzim Basha, a të ka sponsorizuar ty ky biznesmen serbo-boshnjak fushatën zgjedhore për deputet në vitin 2005?
3. Lulzim Basha, a ke ndërhyrë ti pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për rimbursimin nga shteti shqiptar të kompanisë “Crown Acquisitions” me 1.5 milionë Euro?
4. Lulzim Basha, a e ke thirrë ne vitin 2012 Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve në zyrë për rimbursimin me 3 këste?
5. Lulzim Basha, a ka qenë kunati yt Erjon Isufi administrator apo ortak i kompanisë “Crown Acquisitions”?

Më poshtë permbledhje e vjedhjes së 1.5 milionë eurove nga Damir Fazlliç, me mbështetjen e Lulzim Bashës:

Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë. Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë, ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos. Pikërisht me këtë investim dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë. Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, ka rezultuar se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false.
Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Po ashtu nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.
Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar. Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012 në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare. Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSHsë është bërë për punë që realisht nuk janë bërë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.