Friday , February 23 2018

Dëshironi flokë të kuqe në mënyrë natyrale?

Në kohët e sotme po shtohen shumë e më shumë përdorimi i bimëve për të pasur nuanca të ndryshme ngjyrash tek flokët. Më parë bimët dhe rrënjët e tyre mund të përdoreshin vetëm për të ngjyrosur tekstile të ndryshme, ndërsa tani përdorimi i tyre në masë po vjen edhe në fushën e kozmetikës.
Kështu, këtë herë artikulli na prezanton me një bimë të quajtur rabia me origjinë indiane, por që tashmë mund të gjendet kudo, e cila ndihmon në ngjyrosjen e flokëve. Pikërisht pluhuri i saj i nxjerr nga rrënjët jo vetëm që mund të ndihmojë që ju të keni flokë në ngjyrë të kuqe, por ajo është efektive dhe në eliminimin e kruarjeve që mund të shkaktohen nga pezmatimi i lëkurës, ndihmon në tretjen e ushqimit tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje etj.
Pra, kjo bimë është multifunksionale dhe nuk ju shërben vetëm në ngjyrosjen e flokëve.
Megjithatë përsa i përket temës sonë një ngjyrë e kuqe e thellë e realizuar nga kjo bimë është në gjendje që të mbulojë edhe thinjat në flokët tuaj, gjithashtu mund të përdoret edhe për të krijuar fijet e ndryshme, normalisht në ngjyrë të kuqe.
Në lidhje me intesitetin e ngjyrës së kuqe që do të marrin flokët tuaj duhet thënë se kjo varet nga sasia që ju do të përdorni për ti ngjyrosur ato.
Po ja se si mund ta përgatisni vetë një bojë natyrale me këtë bimë në ngjyrë të kuqe:
Në fillim merret pluhuri i thatë i kësaj bime dhe tretet në ujë të nxehtë.

15439968_639696946190882_3276509134765331603_n
Rekomandohet që të përdorni enë prej druri ose qelqi për ta tretuar atë dhe jo enë metalike, kjo për vetë faktin se enët metalike kanë aftësinë e ndryshimit të vetive të pluhurit dhe në këtë mënyrë ngjyra nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Nëse dëshironi që ngjyra e kuqe të mos jetë shumë e thellë atëherë duhet të përdorni pak pluhur dhe hollimin e tij duhet ta bëni në ujë shumë të nxehtë.
E kundërta kur dëshironi një të kuqe të ndritshme, ju duhet të përdorni një sasi të madhe pluhuri duke krijuar një masë homogjene dhe të qëndrueshme. Pas 10 ose 15 minutash përzierje të përbërjes ju duhet ta aplikoni atë në mënyrë të barabartë tek të gjitha fijet e flokut tuaj, duke realizuar një mbulim të njëjtë të të gjithë flokut.
Koha e mbajtjes në kokë të kësaj përzierje ose përbërje fillon nga 20 minuta deri në 1 orë, por nëse ju keni më shumë thinja dhe dëshironi që ti mbuloni plotësisht ato atëherë kohëzgjatja duhet të jetë dy orë.
Në fund është e rekomandueshme që flokët tuaj herën e parë të shpëlahen vetëm me ujë dhe pas kësaj ju mund të bëni një larje normale të tyre. Të gjitha këto udhëzime vijnë për faktin se shumica e femrave dëshirojnë flokë të bukur, të lyer, por pa i dëmtuar ato. Pikërisht kjo bimë i fal të gjitha këto dhe vetëm me një aplikim, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: