Monday , February 19 2018

E keni dëgjuar ndonjëherë? Ekziston një hotel vetëm për insektet. Arsyeja vërtet e çuditshme

Ju mendoni se vetëm për njerëzit mund të ekzistojë diçka e tillë, por jo, edhe insektet kanë të drejtat e tyre përdersia përbëjnë rreth 80% të gjallesave në tokë. Ka mijëra e mijëra specie të ndryshme, me forma, madhësi e ngjyra nga më të larmishmet. Këto mund t’i ndeshësh kudo, në çdo cep të shtëpisë dhe prandaj ka ardhur një ide e tillë e pazakontë.
Pra ndërtimi i një hoteli për insektet, pikërisht për të mos i pasur më në brendësi të ambienteve shtëpiake.
Megjithatë duhet të dimë që respektimi i së ndryshmes dhe besimi se çdo lloj specie ekziston në botë, na vendos në kuadrin e përgjithshëm se roli i të gjithëve më karakteristikat të veçanta është me të vërtetë mahnitës dhe mund të na nevojitet neve si qenie njerëzore.

 

Kështu shumë insekte luajnë një rol të rëndësishëm në natyrë, në ekosistem, për të formuar e siguruar biodiversitetin, edhe pse shpesh qeniet njerëzore besojnë se kjo çështje nuk ndikon në jetën përditshme. Po nuk është kështu sepse livadhet me lule, pemët me fruta nuk do të ishin të tilla nëse nuk do të ekzistonin insektet, edhe pse për fat të keq dora e rëndë e njeriut në përdorimin e pesticideve të ndryshme ka kontribuar në një rënie dramatike të numrit të insekteve.

 

Për këto arsye njerëzve sidomos atyre që kanë një shtëpi me kopësht iu vjen në ndihmë ideja e ndërtimit të një hoteli për insektet, duke iu ardhur në ndihmë vetvetes. Për të realizuar diçka të tillë ju mund të përdorni materiale të riciklueshme të përbëra nga druri, gjethe, vazo apo dhe nga kashta. Kjo për vetë faktin e thjeshtë se insektet tërhiqen nga këto përbërje që ju do të përdorni për të ndërtuar këto hotele të vogla.

Ju në këtë mënyrë duhet të mendoni se me ndërtimin e këtyre hoteleve të vogla, keni kontribuar në radhë të parë për mirëqënien tuaj, i keni larguar nga ambjentet e brendshme insektet, por i keni dhënë dhe një kontribut të madh ruajtjes së biodiversitetit. Nuk ekzistojnë vetëm insekte të dëmshme, sepse ka dhe specie të mira siç janë bletët, që kohët e fundit në disa vende janë në rrezik zhdukje për shkak të përdorimit të kimikateve të shumta. Prandaj thuhet që me anë të kësaj metode ju keni ndihmuar dhe shmangur dëmtimin e natyrës që nuk sjell gjë tjetër vetëm një mirëqenie të dobët, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: