Thursday , February 22 2018

E pabesueshme! Një m3 dru kushton 60 mijë lekë, ndërsa në Librazhd po kalben

Aktiviteti i paligjshëm me prerjen e pyjeve gjatë këtyre tri viteve, ka bërë që të sekuestrohen me qindra m3 dru, të cilat janë të magazinuara dhe për momentin nuk po përdoren.
Në rrethin e Librazhdit aktualisht gjatë këtyre tri viteve janë sekuestruar 250 m3, që u janë bllokuar subjekteve dhe personave të ndryshëm që dyshohet se kanë bërë aktivitet të paligjshëm.
Mirëpo, gjatë kësaj periudhe ka lindur një problem jo i vogël, sepse duke qenë stok ato po kalben duke dalë jashtë përdorimit.
Për shkak të ligjeve në fuqi, nuk është gjetur një mekanizëm për t’ua dhënë këtë lëndë drusore të sekuestruar çerdheve, shkollave apo spitaleve, të cilat kanë nevojë për ngrohje.
Ndoshta, pas reformave që mund të bëhen edhe në këtë aspekt, ky mall stok nuk do të kalbet nëpër magazina, por do të vihet në përdorim, pa pritur që më parë të mbarojnë gjyqet që zgjasin edhe me vite ndaj subjekteve apo personave që u është sekuestruar lënda drusore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: