Saturday , April 21 2018

E rrallë në Elbasan/ Lokalet respektojnë ligjin antiduhan. Asnjë shkelje

Elbasani rezulton një prej qyteteve ku ligji për ndalimin e duhanit në ambientet publike po zbatohet me efektivitet.

Të paktën, këtë tregojnë inspektimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetëor gjatë të cilave nuk është gjetur asnjë subjekt me shkelje. Kështu ka bërë të ditur kreu i ISHSH Elbasan, Areti Beruka, e cila tha se “në qytetin e Elbasanit u është evidentuar asnjë shkelje gjatë inspektimit nëpër subjektet. Si rrjedhojë nuk është marrë asnjë masë administrative”.

“Në rast se do të kemi shkelje të legjislacionit që do të thotë mbi 50% të atij ambienti i hapur do të penalizohen dhe jo vetëm subjektet. Ju bëjmë me dije se do të penalizohen edhe individët”- ka thënë Beruka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: