Wednesday , December 13 2017

Edi Rama nga Uzina e ferrokromit në Elbasan: Minerali nuk do të shitet më për një copë bukë.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot uzinën e ferrokromit në Elbasan, e treta e këtij lloji në industrinë e minerare në vend, cila pas ringritjes, tashmë prodhon 20 mijë ton ferrokrom në vit dhe eksporton në tregjet e huaja.
Me 20 milionë euro investim është bërë ndërtimi dhe vënia në punë e furrës së parë. Investitori, kompania GSA, planifikon të investojë edhe 12 milionë euro për ndërtimin e 2 furrave.

Ka një kapacitet 20 mijë ton në vit dhe është bërë një investim 20 milionë. Ka të punësuar 120 vetë. Pagat e punonjësve, në mesatare është 800 mijë”, shpjegoi sipërmarrësi.

Ringritja e kësaj uzine ka zgjeruar jo vetëm kapacitetet përpunuese të industrisë dhe tregun e brendshëm të lëndëve të para, por ka rritur edhe prezencën e produkteve “Made in Albania” në tregun botëror. Amerikë, Gjermani, Itali, Francë etj. janë disa nga tregjet ku eksportohet ferrokromi i prodhuar në këtë uzinë.

“Ky është transformim i madh, – nënvizoi Kryeministri, – sepse kalon nga ajo faza e tmerrshme të shitjes së mineralit të papërpunuar që është për një copë bukë tek rritja e vlerës dhe tek përfitimi i madh edhe kombëtar. Në momentin kur industria do bëhet e aftë që të përpunojë gjithë çfarë nxjerr këtu, do ndalohet ikja e mineralit për një copë bukë. Se ishte 25 vjet për një copë bukë, u shkatërrua çdo gjë. Ndërkohë që gjithë ky rindërtim krijon një bazë të re industriale dhe patjetër rrit vlerën e shtuar për vendin.

Për Kryeministrin Rama, një infrastrukturë moderne i rrit vlerën edhe pasurisë nëntokësore.  “Krijimi i lidhjes midis gjithë asaj pasurie të madhe që është në nëntokë atje me infrastrukturën për përpunimin e tij, edhe vetëm ajo ia vlen në mënyrë që ajo pasuri të bëhet vlerë e shtuar për popullin.”, u shpreh Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: