Friday , February 23 2018

Elbasan/ 80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në të gjithë prefekturën. Çfarë po ndodh?

Policia e Shtetit ka shpërndarë një komunikat, ku njofton se po zhvillon sot operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni nis në ora 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.

Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.

Në këtë operacion blic janë angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total.

Janë ngritur 205 pika kontrolli në gjithë vendin.

Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit.

QARKU ELBASAN:

80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU TIRANË:

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

QARKU DURRËS:

120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

QARKU LEZHË:

100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

QARKU  SHKODËR:

80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

QARKU KUKËS:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

QARKU DIBËR:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

QARKU ELBASAN:

80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU KORÇË:

80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

QARKU FIER:

80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

QARKU GJIROKASTËR:

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

QARKU BERAT:

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

QARKU VLORË:

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: