Friday , February 23 2018

Elbasan/ AKU kontrolle në “Fast-Food” për sigurinë ushqimore dhe…

Prej tre muajsh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur monitorimin e thertoreve, fast-foodeve dhe tregjeve në disa zona të vendit, me qëllim garantimin e cilësisë për konsumatorin.

Nga inspektimet e kryera janë marrë disa masa administrative me gjobë, paralajmërime për subjektet, të cilat kanë mangësi të kushteve higjieno-sanitare si dhe bllokimin e një thertoreje në Gramsh, pasi nuk plotësonte asnjë standard

Inspektorët e AKU-së do të vazhdojnë edhe aksionin në pikat e tregtimit të ushqimeve pranë shkollave, kryesisht produkte fast food, kjo pasi vetëm dje disa fëmijë në qytetin e Durrësit u helmuan nga konsumimi I produkteve të blera jashtë ambienteve të shkollës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan u bën thirrje qytetarëve që të blejnë mishin që shitet në subjekte të licencuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: