Wednesday , May 23 2018

“Elbasan Arena” për rekord, një tjetër skuadër mund të luajë në këtë impiant pas Elbasanit dhe Partizanit

“Elbasan Arena” mund të presë një tjetër skuadër gjatë vitit 2017, duke e dërguar në tre nurmin e ekipeve që luajnë si pritëse në këtë impiant. Pas Elbasanit dhe Partizanit që luajnë në këtë impiant, me shumë gjasa do të jetë edhe ekipi i Kamzës ai që do të zhvillojë takimet në këtë stadium gjatë vitit 2017. Edhe pse ende nuk mund të thuhet se zyrtarisht kamzalinjtë do të luajnë në “Elbasan Arena”, sipas të gjitha gjasave kështu do të ndodhë.

Meqenëse skuadra e Kamzës këtë sezon militon në Kategorinë e Parë dhe me paraqitjet që po bën ka shumë shanse të ngjitet në Superiore, drejtuesit e këtij klubi duan të bëjnë ndërhyrje në stadiumin e tyre për ta pasur në kushte sa më komode për sezonin e ardhshëm nëse do të ngjiten në elitë. Për këtë arsye, duhet të gjëjnë një tjetër impiant për të luajtur ndeshjet e mbetura dhe mundësia më e mirë, duke marrë parasysh edhe afërsinë, si edhe kushtet që të ofrohen në stadiumin e Elbasanit, është pikërisht kërkesa për të luajtur në “Elbasan Arena”.

Nëse në fund do të ndodhë vërtet kështu, pritet të jetë një rekord më vete kjo gjë për një stadium në Shqipëri, ndoshta edhe në botë, që të përdoret nga tre skuadra të ndryshme. Nga njëra anë qyteti i Elbasanit do të ketë më shumë mundësi për të parë futboll, por nga ana tjetër rrezikohet që të “sakatohet” një nga impiantet më moderne në vendin tonë. Deri më tani ky stadium ia ka dalë më së miri për të përballuar dy skuadra, por ndoshta tre do të jenë vërtet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *