Wednesday , May 23 2018

Elbasan/ I vodhi mijëra euro emigrantes, historia e 50 vjeçarit me 23 vjeçaren

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP. Elbasan, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin B. I., 50 vjeç,  banues në Cërrik. Ky shtetas u denoncua për mashtrim për një histori të ndodhur që në vitin 2015, ku kishte përvetësuar me mijëra euro të një 23 vjeçareje, emigrante në Itali.

Ky shtetas  dyshohet se me anë të mashtrimit në muajin Korrik 2015, i ka përvetësuar një shumë Euro, 23 vjeçares me iniciale K.H, po nga Cerriku, emigrante ne Itali , e cila e kishte autorizuar për te depozituar në emër dhe llogari të saj në një bankë të nivelit dytë, por ky shtetas i ka depozituar në emrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *