Saturday , April 21 2018

Elbasan/ Ka vetëm 6 nxënës shkolla 9-vjeçare,por…Përfundon rikonstruksioni i shkollës në këtë fshat

Bashkia Elbasan, në kuadër të nismës për rikonstruksionin e të gjitha shkollave, jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative, ka njoftuar se së fundmi ka për përfunduar rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në Valësh.

“Ka vetëm 6 nxënës shkolla 9-vjeçare në fshatin Valësh, Njësia Administrative Gjinar, por këta 6 nxënës kanë të drejtë të kenë kushte të përshtatshme për të zhvilluar mësim, njësoj si 600 të tillë që mund të ketë një shkollë qyteti. Këta nxënës do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve që duhet të plotësojë një institucion i dijes.

Përfundoi rikonstruksioni i shkollës dhe këta fëmijë tashmë gëzojnë të njëjtat kushte për të mësuar si të gjithë të tjerët”- njofton Bashkia Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: