Friday , February 23 2018

Elbasan/Kapet në kohë rekord autori i vrasjes me sopatë

Policia arreston në kohë reale autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zdrajç
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zdrajç Librazhd, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç Librazhd.

Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë.

Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta ( sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: