Wednesday , December 13 2017

Elbasan, kapet për t’u ekstraduar në Itali i shumëkërkuari

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi nga forcat e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me INTERPOL Tiranën dhe FNSH-në.

I ndaluari është B.Ç., lindur e banues në Elbasan, i njohur edhe me emrat Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, pas operacionit të zhvilluar në një pikë bastesh sportive në rrugën “Rinia” të lagjes “Visarion Xhuvani”, në Elbasan.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 28 nëntor të këtij viti nga INTERPOL Roma, pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 4 muaj burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” që prej 1 qershorit të po këtij viti nga Gjykata e Torinos.

B.Ç. rezulton në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale që trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, gjatë periudhës 1 qershor-16 nëntor të vitit 2011, në Santena të Torinos.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: