Wednesday , May 23 2018

Elbasan/Llogaridhënia publike shkarkon kryeinspektoren e mjedisit nga detyra. Kryeinspektori i ri ka vetëm 1 muaj kohë që…

Llogaridhënia publike e qeverisjes ka filluar të japë rezultatet e para. Ministri i Mjedisit ka shkarkuar nga detyra Kryeinspektoren e Mjedisit në Elbasan, Ada Guzin, pas ankesave të banorëve të Bradasheshit. Banorët u ankuan sot në llogaridhënien e qeverisë në Elbasan për ndotjen që vjen nga Rafineria e Naftës apo uzina në këtë zonë.
Menjëherë pas kësaj, ministri ka larguar Kryeinspektoren, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, z. Taulant Balla. Ky i fundit i ka përcjellë një mesazh Kryeinspektorit të ri, Enver Shkurtit, duke e paralajmëruar se ka një muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje problemit të qytetarëve…
Ministri sapo më njoftoi që Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Ndërkohë që dua t’i them Kryeinspektorit të ri që ke vetëm 1 muaj kohë. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftës në kanalet vaditëse, o ty dhe shefit tënd do të jem unë që do t’ju bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *