Wednesday , December 13 2017

Elbasan/ Makina përplas fëmijën 6-vjeçar, arrestohet i riu me”Smart”

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 6 vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, sqaron policia.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: