Monday , February 19 2018

Elbasan/ QBNF: Mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për aktin terrorist në Berlin

Drejtuar Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri

E nderuara Shkëlqesi, Ambasadorja Susanne Schütz

Me hidhërim të thellë, Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, mësoi për aktin e mbrëmshëm terrorist tepër të rëndë në Berlin ku humbën jetën e u lënduan dhjetra qytetarë të pafajshëm.

Ky akt na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë armiqësore që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë..

Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte makabre vrastare.

Ne besojmë fort mirë se Dashuria e Zotit do të bëjë që zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor, ndaj, të gjithë së bashku, të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Gjerman, së bashku më gjithë njerëzimin, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këtë fatkeqsi shkaktuar nga vetë njeriu, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë vllavrasje.

Me hidhërim

Komiteti i QBNF ELBASAN

kryetari

Dr. Arben Ramkaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: