Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Elbasan/ “Trokitja” e dimrit, Prefekti Kamami mbledh Shtabin e Emergjencave Civile

Prefekti i Qarkut Elbasan, Arben Kamami, ka mbledhur ditën e sotme në selinë e Prefekturës të gjitha drejtoritë vendore të Qarkut të Elbasanit, për të diskutuar rreth planit të masave për përballimin e situatave emergjente që mund të ketë gjatë periudhës së dimrit.
Në komisionin e ngritur për këtë çështje është vendosur që ai do të funksionojë në situata normale dhe emergjente dhe do të mblidhet një herë në tre muaj për situata normale dhe çdo ditë në ato emergjente.
Problemet kryesore që u shtruan për diskutim për të cilat duhen marrë masat ishin përmbytjet, rrëshkitja e dherave, problemet me energjinë elektrike, bllokimi i rrugëve nga ngricat etj.
Problemi më i madh i qytetit të Elbasanit ishte përroi i Zaranikës, për shkak të disa çarjeve në argjinaturën e saj dhe që mund të sillte rreziqe të mëtejshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.