Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Elbasanasi përmbyset me makinë në kanal bashkë me pasagjerët. Arrestohet

Një 53 -vjeçar nga Elbasani ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka përfunduar në kanal bashkë me të 4 pasagjerët që kishte brenda. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Ujit të Ftohtë në aksin Lapardha – Lumas, Berat. Pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë mbetur të lënduar lehtë dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka arrestuar shoferin, A. Plakën, 53 vjeç, që ishte duke drejtuar automjetin Opel Astra me targa AA384HC, pasi nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit dhe si pasojë ka rrëshkitur nga prania e ngricave në rrugë.

Sipas Policisë, ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.