Wednesday , December 13 2017

Elbasan/“Unë mbjell pemën time” Albgreen synon mbjelljen e 1000 pemëve në Kodër Krastë.

Ditën e djeshme Bashkia Elbasan filloi nismën më të re por edhe të veçantë në qytetin e Elbasanit.
“Unë mbjell pemën time” titullohet nisma e cila fton të gjithë qytetarët e Elbasanit që të japin kontributin e tyre për gjelbërimin e qytetit.
Përgjigja e parë për këtë nisme ishte e shoqatës “Albgreen” e cila që në ditën e parë të lancimit të kësaj nisme siguroi mbjelljen e 100 pemëve.
Por cila është e veçanta e kësaj nisme?

Në një prononcim për ElbasaniPlus, drejtori i shoqatës Albgreen, z Indrit Abdiaj ka sqaruar se tashmë ka filluar lajmërimi i qytetarëve që e duan qytetin e tyre me ajër sa më të pastër dhe me thirrjen e parë u siguruan 100 pemë.” Kjo thirrje do të vazhdojë deri më 24 Mars, në Ditën Europiane të Parqeve, dhe unë mendoj se deri në atë datë do të jenë mbjellur 1000 pemë të llojit pishë në Krastë.

Ky angazhim i qytetarëve, jo vetëm do të pyllëzojë Kodrën e Krastës dhe do të pastrojë më shumë ajrin e këtij qyteti por gjithashtu do t’i shtojë krenarinë qytetarëve, të cilët do të jenë vetë pjesë e këtij kontributi jo të vogël.
E veçanta e kësaj nisme është se gjithsecili që do të kontriubojë me mbjelljen e një peme, do t’i jepet mundësia që në pemën e tij të shkruajë një dedikim. Ky dedikim do të mbetet për shumë vite në atë pemë si përkujtim për brezat që do të vijnë. Do të jetë një motivim për të rinjtë e të nesërmes që edhe ata të mos e lënë pas dore qytetin e tyre”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: