Wednesday , December 13 2017

Fshati zviceran i paguan ata që shkojnë të banojnë atje

Fshati i vogël zviceran Albinen dëshiron shumë që ju të banoni atje. Aq shumë, sa në 30 nëntor, do të votojë për një politikë të re që do i paguante të huajt që shkojnë atje të jetojnë për dhjetë vjet.

Aktualisht, vetëm 240 njerëz banojnë gjatë gjithë kohës në fshatin që i fillon emri si Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, vendasit, duke qenë që kanë mbetur pak në numër, po shtyjnë këshillin e qytetit të bëjë diçka për të garantuar të ardhmen e fshati.

Ata kanë propozuar që për çdo individ që zhvendoset në qytet dhe ble ose ndërton një shtëpi, do të jepet, nën disa kushte, një shumë prej 25,000 frangave për të rriturit dhe 10,000 frankave për fëmijët, sipas informacionit të publikuar në newsletter-in e komunës. Është afërsisht  25,422 $ për të rriturit dhe 10,168 $ për fëmijët. Aspak keq.

Megjithatë, ka disa kushte. Së pari, duhet të jesh nën 45 vjeç dhe siç thamë, të jetosh në fshat për të paktën 10 vjet. Prona ku do zhvendosesh duhet të ketë të paktën vlerën prej 200,000 frangash ($203,376) dhe të jetë një banesë e pëhershme, jo shtëpi pushimi. Nëse qëndron 10 vjet, nuk duhet t’i kthesh paratë. Dhe sipas fotove, duket sikur do qëndroje me gjithë dëshirë.

Sa për paratë, autoritetet e qytetit besojnë që politika dhe shpenzimet do ia vlejnë. “Është një investim në të ardhmen e fshatit”, thuhet në newsletter. Ajo gjithashtu vë në pah që komuniteti do të përfitojë nga familjet e reja, përmes taksave, kontratave të ndërtimit dhe blerjeve në dyqanet e fshatit.

Nëse ju pëlqen qetësia dhe mendoni që mund të bëni një punë në Zvicër, mund të regjistroheni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: