Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

I ftohti siberian, sinoptikanët: Dita e diel më e ftohta e muajit dhjetor

Sipas parashikimit të motit, i gjithë Ballkani dhe vendi ynë është prekur nga i ftohti arktik, i cili ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat do të vijojnë të bien nga dita në ditë, duke e bërë të dielën ndoshta ditën më të ftohtë të dhjetorit. Sipas sinoptikanëve kjo është pasojë e rrymave të ftohta siberiane.

Këto janë vlera, më të ulëta krahasuar me mesataren shumëvjeçare të muajit në të cilin ndodhemi.

Megjithatë parashikohet që i ftohti siberian të largohet nga java e ardhshme, duke e bërë motin pak më të ngrohtë.

Deri në fillimin e javës tjetër vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masat e ftohta kontinentale, të cilat do të shkaktojnë akull dhe ngrica thuajse në pjesën më të madhe të territorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.