Wednesday , December 13 2017

Futboll/ Sejdini sqaron marrëveshjen me anglezët, ja çfarë i kërkoi Këshillit Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, pas përfundimit të diskutimit për rendin e ditës, në fund kërkoi fjalën për të diskutuar rreth klubit të futbollit.
Sejdini kërkoi nga ana e këshilltarëve autorizimin për të firmosur sërish kontratën me kompaninë e huaj që kërkon klubin e futbollit, me të njëjtat kushte si në fillim.
Kjo gjë bëhet pasi po të njëjtët blerës, janë regjistruar në QKR me emrin “Manchester Group” dhe jo me “Level Up Sa”, me të cilën Bashkia bëri marrëveshjen për shitjen e aksioneve.
Në njëfarë mënyrë, ky institucion konfirmon atë që “Elbasani Plus” bëri me dije para disa ditësh, që pronarët e rinj të klubit janë regjistruar me emrin “Manchester Group”.
Ndërkohë, këshilltarët kanë rënë dakord që kryebashkiaku të vijojë të firmosë kontratën edhe njëherë me këta blerës përsa i përket klubit të futbollit Elbasan.
Pas firmosjes së kontratës me këtë kompani, do të nisë puna edhe për likujdimin e aksionerëve dhe rindërtimin e skuadrës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: