Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Gabimet kryesore që bëjnë prindërit ndaj fëmijëve

Të gjithë ne mund të gabojmë kur bëhet fjalë për fëmijët, sepse bëjmë sikur nuk shohim apo nuk duam t’i shohim disa hollësi të vogla. Gabimet më të zakonshme të prindërve, janë ato që kalojnë në heshtje dhe, mbeten të padukshme!

Ndryshe nga traumat e forta siç janë braktisja apo abuzimet fizike e psikologjike, pjesa tjetër e prindërve, ata që në fakt mendojnë se po sillen mirë, nuk bëjnë fare zhurmë, nuk tërheqin vëmendjen e fëmijëve ndaj gabimeve, duke mos përmirësuar asgjë!

Ja disa nga gabimet që prindërit i bëjnë me fëmijët.

Nëse tregoheni të mangët, tolerantë apo dembelë në disiplinimin e fëmijëve, atëherë mos u çudisni nëse shikoni një fëmijë të pabindur i cili sillet keq me mësuesen dhe shokët.

Kohë pas kohe prindërit nuk bëjnë atë që thonë. Shpesh ata u thonë fëmijëve që është gabim të bëjnë këtë gjë, por në fakt ata e bëjnë vetë.

Një tjetër gabim që bëjnë prindërit është fakti që i mbrojnë më shumë se ç’duhet, kjo në një farë mënyre i bën fëmijët të pasigurt sepse mendojnë se prindërit nuk kanë besim tëk ta.

Ndonjëherë vendosin shumë rregulla dhe në këtë mënyrë i kufizojnë fëmijët në mendimet e tyre.

Shpeshhërë prindërit ndikojnë në zgjedhjet e fëmijëve për të ardhmen e karrierës së tyre, nuk i lënë të lirë zgjedhin, duke kërkuar të realizojnë ëndrrën e tyre nëpërmjet fëmijëve.

Mendojnë se duke u plotësuar nevojat materiale, e kanë kryer detyrën e tyre si prindër. Ndoshta dashurinë dhe përkëdheljet që si kanë marrë nga prindërit e tyre, e kanë të vështirë ti dhurojnë tek femijët e etj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.