Friday , February 23 2018

Gjendet i vrarë taksisti/Arrestohet ‘pasagjeri’ që e vrau dhe e hodhi në shkurre

Një taksist nga Kavaja, 65 vjeç, është gjendur i vrarë në periferi të qytetit, në fshatin Greth. Ai quhet Idriz Karriqi.

Policia ka gjetur të vdekur taksistin Karriqin, i cili u denoncua ditë më parë nga familjarët si i zhdukur.

Uniformat blu të Kavajës njoftuan se trupi i pajetë i Karriqit është gjetur në fshatin Rrethgreth.

65-vjeçari është gjetur gjatë natës dhe dyshohet të jetë grabitur pasi makina e tij nuk është gjetur pranë trupi të pajetë.

Deklarata e plotë e Policisë

Rreth orës 9.00 të datës 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi, lindur më 10.04.1951, Kavajë në vendin e quajtur sheshi para Spitalit Kavajë është prenotuar si taksi nga një person i paidentifikuar dhe pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit.

Në bazë të kallëzimit të familjarëve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit të tij dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Kavajës.

Më datë 15.12. 2016 ora 22.00 në fshatin Greth të Njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës në disa shkurre është gjendur i vrarë me thikë shtetasi Idriz Kariqi.

Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje i cili është shtetasi Musa Saraçi 24 vjeç me banim në Gosë, Rrogozhinë. Po ashtu është gjendur dhe mjeti i viktimës, BENZ 250, targa KJ 6844 A, portabagazh i bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: