Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Hekurudha, dorëzohet studimi për linjën Durrës – Mali i Zi dhe ndërtimi i linjës Tiranë – Rinas – Durrës

Studimi i fizibilitetit i linjës hekurudhore Durrës – Mali i Zi i është dorëzuar sot ministrit të Transportit Sokol Dervishaj nga ambasadorja e Republikës së Çekisë, Branislava Tamasova dhe përfaqësuesi i kompanisë  hekurudhore çeke “AZD PRAHA”, Peter Liska në Tiranë. Ambasadorja Tamasova tha se Cekia po mbështet prej vitesh Shqipërinë në zhvillimin e transportit hekurudhor, që ka një potencial të madh për vendin dhe rajonin.

Ky është hapi i parë për të vijuar më tej me fillimin e një projekti konkret, për të modernizuar këtë linjë hekurudhore.  Dervishaj tha se pala shqiptare është shumë e interesuar në zhvillimin e transportit hekurudhor, për t’i dhënë një ndihmesë të madhe jo vetëm pasagjerëve, por edhe biznesit.

Dervishaj theksoi se lidhja Durrës-Hani i Hotit dhe më tej me Malin e Zi, e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian të hekurudhave, duke i dhënë një mundësi të madhe shkëmbimeve tregtare. Ministria synon rivitalizimin e këtij transporti, ku një nga zhvillimet konkrete pritet në pranverën e 2017, ku do të fillojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *