Wednesday , May 23 2018

Hobi më i çuditshëm që ka lindur në Japoni. Do të habiteni kur ta lexoni

Hobi i lindur në Japoni është bërë më emocionuesi në botë dhe ky është vëzhgimi i myshkut.
A e keni menduar ndonjëherë që të bëni shëtitje në pyll vetëm për të parë e vëzhguar myshkun? Pikërisht këtë ide të çmendur e kanë vendosur në zbatim japonezët, por që kohët e fundit po tërheq një numër të madh vizitorësh.
Kjo ide filloi rastësisht kur drejtuesit e një hoteli në Japoni i ofruan mikpritësve të tyre që të vëzhgonin myshkun që kishte rrethuar ndërtesën vetëm për ti larguar ata nga mërzitja që i kishte kapluar. Kjo mund edhe të kishte dështuar, sepse ishte një ide e pa testuar më parë, por që nuk rezultoi e tillë. E kundërta ndodhi ideja pati një sukses të jashtëzakonshëm.
Pikërisht në ditët e sotme ky hotel organizon turne për njerëz që duan të vëzhgojnë myshkun e shumtë në hapësira të ndryshme të tokës.
Kjo pikënisje ka qenë dhe një shtysë e madhe që në vende të tjera të organizohen pikërisht udhëtime vetëm për të vëzhguar fenomene të tilla natyrore.
Thuhet se njerëzit që vizitojnë këto vende me myshk, që tashmë përveçse një hobi është kthyer nga shumë njerëz edhe në një biznes fitimprurës, janë të ndryshëm që nga turistët e thjeshtë e deri tek përfaqësuesit apo ekspertët e botanikës.
Të gjithë përveç vëzhgimit synojnë të bëjnë fotografitë më të bukura, por mbi të gjitha ata përpiqen të harrojnë problemet e përditshme dhe mundohen të relaksojnë trupin e mendjen e tyre, pikërisht në vende ku mund të bësh edhe shëtitje i vetëm. Nga ana e psikologëve këto udhëtime mund të quhen edhe si mënyrë meditimi duke i ndihmuar njerëzit në pasjen e një emocionaliteti më të kontrollueshëm dhe në rritjen e pozitivitetit në përgjithësi.
Myshku mund të rritet kudo mjafton që vendi të jetë pak i lagësht, por që të mund të përjetosh një udhëtim fantastik e emocionues atëherë duhet të shkosh në zona me pyje. Një shprehje e bukur thotë që kur njeriu është i mërzitshëm myshku rritet me shpejtësi brenda tij, por japonezët nuk mendojnë kështu, citon elbasani plus. Kjo ndodh sepse myshku po i ndihmon në qetësimin dhe largimin e mërzitjes vetëm duke e vëzhguar atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *