Friday , February 23 2018

Ideja më e çmendur që vjen e zbatuar: Ja për çfarë bëhet fjalë

Magjia e poezive të shkruara në gjethet e rëna në tokë, kjo është pikërisht ideja e për të cilën duam t’ju flasim në këtë artikull.
Imagjinoni se jeni duke ecur në një park ku përshtatja e ngjyrave të gjetheve të rëna mund të bëhet me leximin e një poezie mbi to. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë e bukur dhe mund të jetë e mundur tashmë. Ja cili është vendi që ju lejon bërjen e një shëtitje nën petkun e gjetheve të rëna, por mbi të gjitha të shkruara mbi secilën nga një poezi tërheqëse e të mrekullueshme.
Pikërisht në një nga parqet e Brooklyn në Nju Jork, ju do ta gjeni veten si në përrallë ku ndërkohë që ecni do t’ju shfaqen gjethe pemësh të rëna me mbishkrime të magjishme.
Një vajzë e re Elena Zaharova mendon se duke realizuar një gjest të tillë mund të fal buzëqeshje dhe disa momente të bukura në zemrën e kalimtarëve në këtë park.

15390849_639697729524137_4304538569726567766_n
Gjethet e rëna me nuanca nga më të ndryshmet, ku herë janë portokalli e herë kafe, të sjellin një ndjenjë melankolie që mund të shmanget vetëm duke lexuar një poezi mbi gjethe. Një mesazh i papritur mbi to mund t’i shërbejë njerëzve në ngritjen e moralit. Pikërisht ideja e kësaj artistje është për tu vlersuar, sepse përmban një bukuri dhe dashuri të madhe të fshehur në gjëra të vogla, që ndonjëherë mund të duken të parëndësishme.
Deri më tani thuhet se artistja Elena ka shkruar dhe ka vendosur në këtë park rreth 86 gjethe pemësh, në të cilat ndodhen pikërisht po aq poezi, që mund të lexohen nga kushdo. Një gjest i tillë po tërheq jo vetëm vizitorët e përhershëm, por edhe ata që duan të mësojnë më shumë rreth këtij fakti interesant, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: