Thursday , February 22 2018

Ishte i dënuar për 4 vepra penale, arrestohet i kërkuari

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim për 4 vepra penale dhe i dënuar nga Gjykata me 4 vite burgim.

Në pranga ka rënë Ndrekë Kapa, banues në Shkodër. Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: