Thursday , February 22 2018

Ja çfarë do të ndodh me mjedisin dhe shëndetin tuaj nëse përdorni vetëm biçikletën

Duke ditur që ndotja globale e ambjentit po vjen gjithmonë në rritje studiuesit me hulumtimet e tyre po përpiqen të ndërgjegjësojnë popullatën që të përdorin sa më pak mjetet urbane si makina, autobuzë, motora. Ata duhet të drejtohen gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të mjeteve që jo vetëm ruajnë ambjentin dhe ekonominë, por sjellin edhe përfitime shëndetësore për vetë individin.

Kështu studimet tregojnë se përfitimet e çiklizmit dhe përdorimit në masë të biçikletave jo vetëm që mbulojnë fusha të tilla si atë të transportit apo të politikave mjedisore, por përfshin edhe fusha të tjera si shëndetin apo socializimin e vetë individit.

Pikërisht përfitimet e përdorimit të biçikletave janë të renditura si:

Reduktimi i ndotjes

Zvogëlimi i emetimeve të CO2

Rritja e jetëgjatësisë dhe përmirësimi i jetesës

Përmirësimi i shëndetit fizik

Përmirësimi i shëndetit mendor

Reduktimin e inaktivitetit fizik

Rritjen e mirëqenies tek fëmijët

Rritjen e mirëqenies sociale

Hapjen e vendeve të reja pune

Në disa zona përdorimi i rregullt i biçikletave në udhëtimet e përditshme do të sillte përfitime të tjera që ende nuk janë bërë të ditura, por që inkurajimi për kërkime të mëtejshme është i vlefshëm, sepse ndotja e madhe vazhdon çdo ditë.

Megjithatë studiuesit vlerësojnë faktin se përdorimi i biçikletave në të ardhmen do të sillte jo vetëm ndotje më të paktë të mjedisit, por do të rriste nivelin e shëndetit tek njerëzit dhe do të reduktonte numrin e vdekjeve që vjen nga ndotja e ambjenit, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: