Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Ja cili është stadiumi i cili do të ndriçohet me bateri makinash.

Stadiumi më teknologjik në Evropë, i ndriçuar totalisht nga bateritë e makinave, ndodhet në Amsterdam, ku “Nissan Eaton”, agjencia lider e menaxhimit të energjisë dhe “The Mobility House” shoqëri e specializuar në teknologji, kanë njoftuar marrëveshjen për një projekt pilot për Amsterdam Arena, stadiumi holandez i Ajax me 55 mijë vende, ku përveç ndeshjeve mbahen dhe evente të ndryshme kulturore, si koncerte.

Marrëveshja konsiston tek një sistem furnizimi me energji të bazuar tek bateritë e gradës së dytë te ricikluara, të mundësuara nga Nissan Leaf.

Sistemi xStorage Buildings, merr energjinë si nga dielli edhe nga rrjeti elektrik, për tu ofruar agjencive kontroll më të madh  rreth konsumit energjitik. E ndërtuar nga 280 bateri, zgjidhja e projektuar për Amsterdam Arena, është sistemi më i madh i energjisë së rinovueshme nga stoku, pasi përdoren bateri të përdorura e të lira, me fuqi 4 Megawatt.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.