Thursday , February 22 2018

Ja disa nga arsyet pse keni gjithmonë ftohtë.

 Edhe pse dimri ka mrekullitë e veta që reflektohen tek njerëzit, për disa është gjithmonë ftohët pavarësisht kushteve të motit. Njerëzit të cilët vazhdimisht e ndiejnë të ftohtin ndoshta do të buzëqeshin më shumë, sepse janë “të destinuar” të jetojnë jetë të gjatë.

Studiuesit nga Washington University School of Medicine nga St. Louis, SHBA, kanë zbuluar lidhjen mes temperaturës të ulët të trupit dhe jetëgjatësisë. Shkencëtarët dyshojnë se si ndryshimet hormonale të cilat kursejnë energjinë dhe ngrohtësinë, ngadalësojnë metabolizmin, po ashtu zgjasin jetën, duke hapur kështu rrugën për krijimin e pilulës e cila do të zgjasë jetën.

Por megjithatë ata kanë renditur një listë me shkaqet se përse disa njerëz kanë gjithmonë fohtë? Ja disa nga arsyet sipas tyre:

– Gjëndra tiroide që kontrollon metabolizmin mund të punojë ngadalë, por nëse punon me kapacitet më të dobët kjo reflektohet në sistemin e rregullimit termik të personit të caktuar.

– Mungesa e hekurit po ashtu mund të jetë shkak i ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për dërgimin e oksigjenit në qeliza të cilat e përdorin për prodhimin e energjisë. Nëse qelizat nuk prodhojnë mjaft energji pikërisht për shkak të mungesës së hekurit, sistemi i termoregullimit nuk mund të “nxehë” kurrë mjaftueshëm, thekson eksperti amerikan, dr. Jacob Teitelbaum,

– Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm pengojnë sistemin nervor të cilët marrin pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të nxisë shfaqjen e “mbërdhirjes”.

– Jeni tepër të dobët. Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.

– Stresi kronik edhe në formën më të lehtë mund të veprojë keq në hipotalamus, i cili mes tjerash rregullon edhe punën e gjëndrës tiroide dhe sistemin nervor autoimun.

Në situatë të tillë vjen deri te ndjenja e ftohtësisë, derisa nga ana tjetër, lumturia dhe kënaqësia psikike veprojnë në të kundërtën, respektivisht ndikojnë në krijimin e energjisë, thotë dr. Teitelbaum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: