Friday , February 23 2018

Ja e vërteta e monumentit gjigant të Skënderbeut në Labinot!

Një Skënderbe me përmasa që kurrë nuk e kanë parë më parë. Monumenti po realizohet në Elbasan pranë “Fish City ”, në Labinot Fushë 6 km larg Elbasanit.

Ngjan si diçka e përafërt me portretet e presidentëve në Amerikë të gdhendura në mal. Autor i veprës gjigande është skulptori Fiqiri Kasa.

Gjergji i Madh është porositur nga Gjergj Luca, pronar i “City Fish” në Elbasan. Gjithçka duket se ishte përgatitur për  550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti I Skënderbeut në trojet Mbarëkombëtare.

Skulptorin  Fiqiri Kasa jep disa të dhëna  për Dritare.net rreth këtij monumenti ja si shprehet ai:

“Pasi studiova terrenin si vend u përcaktua vendi rrëzë malit në afërsi të tuneleve në Labinot Fushë. Ky monument është porositur  pronari i “City Fish” Gjergj Luca si  dhe ky monument do të jetë 8 m i lartë më i madhi i kësaj natyre në Shqipëri dhe në mbarë trevat shqiptare.  Struktura e tij është prej metali dhe betoni. Jam duke punuar çdo ditë. Nuk ka mbaruar akoma. Thjesht deri tani ka marrë formën. Por, nëse gjërat ecin mbarë do ta përfundoj në pak javë. Mund të them se deri më tani kam realizuar disa monumente me figura historike e kombëtare që janë mirëpritur. Kam në projekt edhe disa të tjera.” Shprehet ndër të tjera skulptori i talentuar Fiqiri Kasa për Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: